Pogradec/ Shkojnë të luajnë në oborrin e një banese, fëmijët bëjnë zbulimin e papritur

0
26


Hyjnë të luajnë në oborrin e një banese private në Pogradec, por aty gjejnë 2 ar më të modelit 56, kaliber 7.62 mm.

Sapo kanë parë armët, fëmijët kanë dalë përjashta dhe ua kanë bërë me dije prindërve të tyre atë çka kishin gjetur në banesën e shtetasit F. I., i cili prej vitesh jeton në Angli.

Ndërsa këta të fundit kanë lajmëruar menjëherë shërbimin e policisë të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekspertët.

Burime të policisë kanë dyshime të forta se sendet e gjetura janë hedhur aty nga persona të tjerë.

Për këtë, tha më tej burimi, janë sekuestruar pamjet filmike të një kamere sigurie në afërsi të banesës ku janë gjetur dhe dy pushkët model 56.

Nga ana e policisë mësohet se ar mët do t’i dërgohen për ekzaminim balistik për të mësuar nëse mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje.

Më tej, i njëjtim burim tha se javën e kaluar ka pasur kontrolle në disa banesa të kësaj lagjeje, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që të jenë hedhur aty nga frika e këtyre kontrolleve.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here