Prej ditësh i shtruar në spital, humb jetën nga covid-i në moshën 80-vjeçare “Mjeshtri i Madh i Punës” Vehap Xhindolli

0
41


Ndahet nga jeta ‘Mjeshtri i Madh i Punës’, Vehap Xhindolli. Mësohet se Xhindolli ishte shtruar në spital, pasi ishte i prekur nga koronavirusi, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në moshën 80-vjeçare.

Në moshën 70-vjeçare Xhindolli nisi të mësojë gjuhën angleze dhe brenda një viti arriti të përkthente libra nga anglishtja, e cila ishte gjuha e pestë që njihej shkëlqyer prej tij.

Në rini kishte mësuar rusishten, frëngjishten, gjermanishten. Xhindolli ishte nje emër i shquar i peshëngritjes, për 10 vite ai ka mbajtur titullin si ‘kampion absolut’.

Xhindolli njihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here