Rastësi apo…? Tërmeti i djeshëm në të njëjtën Ditë dhe Orë si ai 2 vite më parë, reagon sizmiologu Rrapo Ormeni… –

0
19


Një tërmet panikosi dje qytetarët në Tiranë me magnitudë 3.9 e shkallës rihter teksa përkonte me të njëjtën datë me tërmetin e 21 shtatorit të 2019. Sizmologu Rrapo Ormeni theksoi në emisionin “Ditë e re” se kjo është thjeshtë një rastësi dhe tërmeti i djeshëm nuk ka lidhje me atë të shtatorit të 2019.

“Këto lëkundje janë normale për vendin tonë. Ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë, pavarësisht se koencidon data dhe ora, sepse këto 2 tërmete janë në zona të ndryshme. Tërmeti i Durrësit i 21 shtatorit ishte me magnitudë 5.8 Rihter, ndërsa ky tani është tërmet i vogël me madhësi 3.9 Rihter”, u shpreh sizmologu.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here