Republika e re e Lulzim Bashës në aksion për të bojkotuar Sali Berishen. Intrigat që po thurin për të ndaluar demokratët shkodrane

0
40


Berisha njeriu qe dikur i perkuleshin te gjithe, sot eshte kthyer ne molle sherri e intrigash ne radhet e demokrateve. Prej ditesh ne Shkoder jane ndare grupimet ne pro Berishes dhe pro Bashes, apo sic rendom nje pjese kane shkuar deri aty sa ta quajne kete rreshtim “pro dhe kunder” SHBA. Groteske ta mendosh qe disa nga radhet e demokrateve shkodrane kane arritur te ndertojne nje skenar te tille qe i ngjan nje filmi hollivudian, ku te miret dhe te keqijte jane sot me shume se kurre ne dy fronte.

Ata qe ndertojne legjenda te tilla duhet ta dijne me mire se askush se ndonese shpikin vija te kuqe te ambasades amerikane, askush nuk ju a beso qe nje trupe diplomatike rri me laps e leter ne duar per te shenuar kush shko pas Berishes, qe me pas ti refuzohet viza apo te shpallet armik i amerikes. Tentativa te tilla per te penguar shkuarjen e mbeshtetesve ne takim jane te deshtuara, ashtu si edhe vete deklarimet se jemi pro amerikane, te atyre qe sot gezojne mandate deputeti apo poste drejtuese, e qe deri dje flinin me fotot e doktor Berishes.

Mosmirenjohja dhe sjellja servile ne politike jane me te demshmet se cdo gje tjeter dhe sot PD Shkoder ndodhet ne kete pike prej tyre, sepse me intriga jane mesuar te fitojne cdo gje, e duan ta bejne serish edhe ne kete beteje ku flitet me shume se per karrigen personale, per fatin e nje force politike qe i dha vendit shume, e sot po lengon. Ky eshte rrezik edhe per vendin prandaj duhet te pakten per nje here te vetme te deshmojne se kane minimumi nje moral, qe duhet ta deshmojne per hir te vendit e jo te tyrin sic kane bere deri me tani. Java e ardhshme do te nxjerr ne pah te verteten e intriges qe po ndertojne demokratet e republikes se re te Lulzim Bashes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here