Rrëmbimi i këngëtarit shqiptar tmerroi vendin, Kozak del para mediave dhe zbulon gjithçka: Ata e shanë kolegun, nuk më shpëtoi ai, por…

0
651






Pas deklaratës së Stresit një ditë më parë se e kishte shpëtuar Kozak Braçin në Sarandë, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Në një dalje LIVE në Instagram, Braçi shprehet se Stresi nuk duhet të marrë lëvdata pasi nuk e ka shpëtuar vërtet nga duart e rrëmbyesve në Sarandë.





“Më ka shpëtuar vetvetja, njerëzit e mi por jo njeri tjetër. Të mos dalë askush të marrë lëvdata. Ty të kanë sharë ata. Nuk iu gënjen Kozaku pasha familjen, kam parë punën time duke bërë emisione dhe duke qeshur. Të gjithë ata që kanë gisht të gjithë po dalin, keni me dhënë deklarime për çdo gjë që më keni bërë mua. Duroni,”-tha Kozaku.





Një ditë më parë, reperi Stresi ka komentuar rrëmbimin e Kozak Braçit. Në një postim në rrjetet sociale, Stresi shkruante se e njeh Braçin dhe Fabio Dushkun, personi që urdhëroi rrëmbimin e tij, dhe se nuk mund të zgjedhë asnjë prej tëdyja palëve.





Ai tregonte se një ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Sarandë 10 ditë më parë, por nuk ka mundur që të sheshojë gjakrat, veçse ka shpëtuar Braçin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here