E rrembyen dhe godetin live ne kamera, Fabio Dushku ofronte 5 mijë euro për të rrahur Kozakun

0
433

Ditën e djeshme, katër të rinj, rrëmbyen me forcë, personin e famshëm në Instagram, Kozak Bracin. Siç u pa edhe nga videoja e postuar në rrjetet sociale, të rinjtë e godisnin dhe e shanin Kozakun, i cili sipas tyre, i kishte ofenduar më herët. Më vonë u mësua, se katër rrëmbyesit, ishin miq të Fabio Dushkut, person, i cili është i dënuar në Greqi, por që Kozak Braci është konfliktuar në rrjetet sociale.

Nga një Live i Kozak Bracit, disa muaj më parë, një mik I tij ka treguar se Fabio Dushku, ka ofruar 5 mijë euro, për personat që godasin të ashtuquajturin “Mbretin e Instagramit”.

Në videon e mëposhtme dëgjohet:

Mi jep disa që tu jap 5 mijë euro që të rrahin Kozak. Kur tha 5 mijë euro thash për çfarë për të vra Kozak? Me të dhënë dy grushta dhe me të thyr një këmbë. Unë të kisha kap me sekonda unë, por nuk e bëja. Unë do të isha shofer në atentat.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here