Rudina s’po të flas si shoqe, ju jeni… –

0
71


Astrologia Meri Shehu ka qenë ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Rudina”, ku është befasuar nga deklarata e Moderatores, Rudina Magjistari e cila i tha se nuk kishte besim te horoskopi ditor.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Merit e cila fillon jep shpjegime për shenjën që Rudina ka dhe shprehet se shenja e Virgjëreshës është një shenjë që ka një sistem nervor shumë delikat dhe nervozohet shpejt.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Në studio ka qenë i ftuar edhe Bledi Strakosha i cili i pyetur nga Rudina Magjistari, ai është shprehur se nuk i beson horoskopit dhe se gjatë punës në televizion ka abuzuar shpesh herë me horoskopit. Ai tregon se për shkak të nxitimit ka lexuar edhe horoskopin e një dite më parë.

Rudina Magjistari: Bledi ti beson tek astrologjia dhe e gjen veten tek karakteristikat e Shigjetarit?

Bledi Strakosha: Tek karakteristikat bazë po. Nuk i kam besuar asnjëherë, ndoshta dhe ne në formatet televizive kemi abuzuar pak, në kuptimin që shpesh herë për shkak të nxitimit i merrnim të gatshme nga një ditë më parë dhe i kemi lexuar, është e pandershme. Por ty Meri të dëgjoj me shumë vëmendje dhe më kanë dalë nja dy herë këto parashikimet që bën tek Rudina, i shoh në Youtube. Dua të bëj ca plane mujore, kur është mirë të investosh ca para, kur është mirë të kërkosh një projekt televiziv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here