Shkodra në errësirë dhe ndërprerje të herëpashershme, shihni si tallet OSHEE

    0
    56

    Shkodra e ka nisur te shtunen ne erresire te plote ne shume zona te saj dhe kur po mbushen 12 ore pa energji elektrike, qyteti i zhytur ne black out, OSHEE kujtohet ti njoftoje qytetaret permes rrjeteve sociale ne darke. Sa qesharake aq edhe paradoksale, duke tentuar tu hedhe hi syve qytetareve per paaftesine e menaxhimit te situates dhe nderhyrjes ne kohe. Ja cfare shkruan OSHEE ne njoftimin per shtyp:




    ‼Njoftim
    Si pasojë e një defekti të ndodhur sot rreth ores 03:30 të mëngjesit në kabinat Xhabije 5 dhe Xhabije 2 mbetën pa energji të gjithë abonentët dhe bizneset e fiderit që furnizonte kabinat në fjalë .
    Ekipi i #Shkodra3 është përpjekur gjatë gjithë ditës së sotme për të riparuar defektin por për shkak të motit me reshje të shumta defekti eshtë transmetuar edhe në TL.
    Për momentin po punohet në N/St Shkodra 2 për të riparuar defektin dhe për ta rikthyer sa më shpejt në kushte normale.
    Kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në normalizimin e situatës.




    Ky nuk eshte rasti i pare i nje sjellje skandaloze te kesaj kompanie qe kontratat i zbaton vetem ne menyre te njeanshme, duke neperkembur te drejten e konsumatorit. /korrieri

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here