Shqiptari ne itali dorëzohet në Polici: Më mirë në qeli, se në shtëpi me gruan

0
194


Të gjithë duan të dalin nga aty, por një shqiptar mendon se është më mirë të jetë në qeli se në shtëpi me gruan e tij.

Gjykata e kishte lënë brenda shtëpisë, një shqiptar 30-vjeçar, por ai kishte vendosur që të shkojë në kazermën e karabinierëve dhe u kërkuar që ta fusin në qeli.

‘Jeta me grua është e pamundur’, u ka thënë ai karabinierëve, duke kërkuar që të futet në qeli.

30-vjeçari i njohur për policinë, pasi kishte kryer disa veora të vogla, u ka kërkuar karabinierëve të Guidonia Montecelio në rajonin e Lacios që të shkonte brenda.

Ai u ka thënë karabinierëve që bashkëjetesa me gruan e tij ishte e pamundur tani dhe më mirë të vuante dënimin në qeli se sa në shtëpi.

Në këto kushte, karabinierët e kanë ndaluar 30-vjeçarin shqiptar me akuzën e ‘arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit’ dhe kanë njoftuar policinë, të cilët e kanë dërguar në qeli.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here