Si mashtroi Pecorelli miqtë e tij vlonjatë për 9 muaj/ Shëtiste në Lungomare, pinte raki dhe

0
491

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me Davide Pecorelli, italianin që inskenoi vdekjen e tij në janar të këtij viti dhe qëndroi i fshehur për 9 muaj me radhë në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se biznesmeni italian i ishte prezantuar banorëve të zonës me emrin Cristiano dhe shumë shpejt kishte bërë shumë miq me të cilët pinte dhe raki. Për 9 muaj me radhë Davide luante futboll, shëtiste në Lungomare dhe lahej në detin e Vlorës si dhe kishte mësuar gjuhën shqipe.

Pasi u zbulua se ishte gjallë në Itali, ai është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa gazetarëve ju tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte qëndruar murgjit në Bosnjë. Por, sipas Top Channel biznesmeni jetonte në Vlorë, me miq që e mirëprisnin, me raki, ushqime dhe biseda të gjata për futbollin.

Në muajin Mars, ai u është prezantuar atyre me emrin Cristiano dhe gjatë gjithë verës ka qëndruar në Vlorë. Me flokë të gjatë dhe me mjekër qëndronte gjithë ditën në lokale, restorante dhe plazhet Vlorës. Miqtë të tij shqiptarë ai ju tregonte se po shkruante një histori për Kontin e Montekristos të vendosur në ishullin e Sazanit. Dhe në fakt ishte kaq shumë i fiksuar me këtë histori sa në fund u kap pikërisht në ishullin e famshëm të Montekristos në Itali.

Kujtojmë se në Pukë, në makinën e marrë prej tij me qera u gjetën mbetje të një njeriu dhe prokuroria shqiptare pritet ta vendosë nën akuzë për shkatërrim prone deri edhe zhvarim. Ndërkohë, mendohet se në këtë mashtrim Pecorelli ka pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar. Personat me të cilët ai është shoqëruar për 6 muaj e gjysmë në Vlorë tregojnë se komunikimin e fundit më të e kanë patur më 12 shtator, kur Davide Pecorelli nën emrin Cristiano po bënte foto dokumentesh. Ata dyshuan që në fillim se bëhej fjalë për dokumente false. Pas kësaj date, ata mësuan se kishin bashkëjetuar me italianin e zhdukur kur ripanë fotot dhe buzëqeshjen e mikut të tyre që aq shumë e kishte qef rakinë, bisedat për futbollin dhe thesarin e konte Montekristos.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here