Situatë alarmante ne Angli! Shqiptari kërkon ndihmë: Vetëm Kozaku mund ta ndalojë!

0
341

Lajmi se Kozak Braci u mor peng nga disa persona të armatosur në mes të Tiranës ka bërë shumë bujë në vendin tonë. Por pa kaluar shumë nga pengmarrja e tij, Kozak u la i lirë dhe u tregoi të gjithëve se si kishte ndodhur ngjarja. Kozak tha se ishte marrë peng nga vëllai i Fabio Dushkut por ai i kishte bindur ata që ta linin të lirë vetëm me fjalë.

Gjatë një video “Live”, ku tregonte ngjarjen Kozak tha se “është psikolog” dhe vetëm duke folur kishte arritur t’i bindte pengmarrësit e tij që ta linin të lirë.

Por fakti se Kozak është i mirë me fjalët si një psikolog, ka ngjallur interes te shqiptarët të cilët kërkojnë ndihmën e tij. Një qytetar shqiptar që jeton në Angli kërkon ndihmën e Kozak për zgjidhjen e një problemi me të cilin anglezët janë duke u përballur momentalisht.

Qytetari ka treguar se një person ka hipur mbi një ndërtesë të lartë dhe do të hidhet poshtë, por policia dhe forcat zjarrfikëse ende nuk kanë mundur ta bindin që të heqë dorë nga ky akt. Për këtë arsye ai kërkon ndihmën e Kozak, pasi si një “psikolog” i vetëquajtur mund ta bindë me fjalë që të bjerë poshtë vetë dhe të mos hidhet. Mbetet për t’u parë se çfarë ndihme do të japë Kozak në këtë rast…

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here