“S’kam durim për horoskopin”/ Rudina kapet me Meri Shehun, astrologia i kthehet keq: S’po të flas si shoqe, e ke sistemin nervor…

0
35


Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një temë mjaft interesante, atë të atrologjisë.

Një ndër të ftuarat në studio, ka qenë edhe astrologia Meri.

Në një moment, moderatorja Rudina Magjistari i ka thënë Merit se nuk ka fare durim të lexojë horoskopin ditor dhe nuk i duket shumë i besueshëm.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Merit e cila fillon jep shpjegime për shenjën që Rudina ka dhe shprehet se shenja e Virgjëreshës është një shenjë që ka një sistem nervor shumë delikat dhe nervozohet shpejt.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Në studio ka qenë i ftuar edhe Bledi Strakosha i cili i pyetur nga Rudina Magjistari, ai është shprehur se nuk i beson horoskopit dhe se gjatë punës në televizion ka abuzuar shpesh herë me horoskopit.

Ai tregon se për shkak të nxitimit ka lexuar edhe horoskopin e një dite më parë.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here