“S’më ze gjumi natën”/ Arabi merr me qira vilën ku u vra 20-vjeçarja nga piloti grek: Nuk e dija që…

0
845

Disa ditë më parë u bë e ditur se shtëpia në të cilën jetonte 20-vjeçarja Caroline që u vra nga burri i vet brenda vilës së tyre, u inovua dhe iu dha me qira një burri me origjinë të huaj, konkretisht një arab. E vërteta është se vështirë një familje greke do të shkonte për të marrë me qira këtë shtëpi. Sidoqoftë, vrasësi një muaj më parë dha urdhër që gjërat që ishin brenda në shtëpi të hiqeshin.





I riu arab mori me qira shtëpinë në fjalë, por ai nuk e dinte historinë tragjike të vrasjes së Caroline dhe varjen e qenit në katin përdhes të shtëpisë.





Por, çfarë po ndodh me arabin në Glyka Nera? Sipas mediave të huaja, qiramarrësi sapo u informua për ngjarjen tragjike të 11 majit 2021 dhe zbuloi se tani e ka të vështirë të fle natën dhe se sa më shumë që kërkon detaje për atë që ka ndodhur, aq më shumë mendon se ai duhet të largohet përfundimisht nga shtëpia.





Detajet e vrasjes që tronditi të gjithë Greqinë dhe jo vetëm, nuk ka të ndalur dhe zhvillime të reja dalin në dritë çdo ditë. Brenda një jave, materialet e kamerës do të dalin në dritë. Por, ka fakte të tjera të forta që mund të “fundosin” vrasësin e nënës fatkeqe 20-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here