Stjuardesa kap mat futbollistin e Premier Leagues duke kryer marrëdhënie me…

0
430

Një stjuardesë ka kapur në flagrancë një futbollist të Premier League duke bërë seks me gruan e tij në një avion privat.

‘Lori’ ka rrëfyer për tabloidin britanik “Mirror” sesi ajo takoi futbollistin (të cilit nuk i zbuloi emrin), duke punuar si stjuardesë. Ajo thotë se incidenti në fjalë ndodhi kur lojtari hipi në një fluturim privat nga Nju Jorku në Londër. Kur Lori u përpoq të hynte në pjesën e pasme të aeroplanit për të kontrolluar çiftin, asaj iu tha se ata ishin … të zënë.

Por Lori tregon për “Miorror”: “Futbollisti u shfaq lakuriq pikërisht para meje”. Sidoqoftë, Lori hodhi poshtë sugjerimin se kjo ishte skandaloze ose ofenduese, duke thënë se çifti kishte të drejtë të bënte çfarë të donte në avion.

“Unë nuk mendoj se është e papërshtatshme,” tha ajo. “Sepse ata paguajnë miliona e miliona dollarë. Nëse do të isha unë dhe do të paguaja atë shumë parash … do ta bëja “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here