Tensionohet situata/ Tanket serbe nisen drejt kufirit me Kosovën (VIDEO)

0
228

Pala serbe vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar me luftë.

Regjimi i Vuçiçit raportohet se ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës, në veri të Kosovës, si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit.

Serbia ka dërguar në zonë edhe disa njësi tankesh, ndërsa mediat serbe kanë nisur propagandën kundër shqiptarëve, një praktikë e ngjashme kjo edhe gjatë periudhës kur Millosheviçi masakronte shqiptarët në 1999.

Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë në Jarinjë. Madje, disa prej televizioneve kanë ndërprerë programacionin duke transmetuar këto imazhe që të kujtojnë Ballkanin e viteve ’90.

NATO ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët, ndërsa e vetmja gjë që kërkon Kosova është reciprociteti për regjimin e targave me Serbinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here