Tirana pa drita, OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë po ndodh

0
21


OSHEE njofton se si pasojë e një defejti në kabllin 20 kV në Tiranë kanë dalë jashtë pune 6 kabina.

Defekti ka ardhur prej mbingarkesës në rrjet ndërsa kabina nr2 në rrugën “Kogresi i Lushnjes” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të Rrugës së Kavajës.

Po ashtu pa energji ka mbetur dhe një pjesë e qytetit të nxënësve dhe tek ish-Fusha e Aviacionit.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Njoftim për abonentët #Tiranë

Për shkak të defektit në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina. Një prej tyre,kabina nr2 në rrugën “Kongresi I Lushnjes”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.

Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.
Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here