Tmerrohen qytetarët në Australi/ Avioni ushtarak fluturon mes gradaçelave

0
213

Një avion mbretëror australian i quajtur “Air Force C-17” ka tmerruar qytetarët e Brisbane në Australi. Avioni gjigant u filimua duke fluturuar përmes gradaçelave në Brisbane, ndërsa u nis nga aeroporti dhe fluturoi në lartësi të ulët. Avioni u nis për eventin e përvitshëm Sunsuper Riverfire, që mbahet në kryeqytetin e Queenland ditën e sotme. Ndonëse në media ishte paralajmëruar për një fluturim të tillë, qytetarët që nuk kishin marrë vesh lajmin u tmerruan pasi skena iu ngjau me atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

C-17 është një avion i projektuar për dërgimin e shpejtë strategjik të trupave dhe të gjitha llojeve të ngarkesave në bazat kryesore operative ose drejtpërdrejt në bazat ushtarake në zonën e dislokimit, shkruan Military.com. Ata u përdorën gjithashtu edhe muajin e kaluar në Afganistan nga SHBA për të evakuuar amerikanët e mbetur atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here