Tragjedia në Itali/ Gruaja i masakroi tre vajzat me thikë, Bashkimi nis një jetë të re, ndodh mrekullia..

0
1410

Mëngjesin e 9 marsit të vitit 2014, qyteti i Leccos në Itali u zgjua me një lajm që dukej si një ma kth, por për fat të keq, ishte realiteti i hidhur. Tre vajza u vr anë nga e ëma dhe ngjarja në komunitet u fiksua me emrin “Therja e ndodhur në Chiuso”.




Bëhet fjalë për një histori të tmerrshme, e cila preku një komunitet të gjithë. Një tragjedi e vërtetë me tre vajza të vr ara nga nëna e tyre dhe gruaja që më pas tentoi të vetë vri tej. Në fund ngeli vetëm një baba, i cili u shkatërrua e humbi tre diamantet e çmuara.




Tani Bashkim Dobrushi ka ndërtuar një jetë të re, por pa i harruar kurrë, për as edhe një sekondë, tri dashuritë e tij të mëdha.
Siç raporton giornaledilecco.it, babai i tre vajzave të vr ara, do të bëhet edhe një herë tjetër baba. Në muajin prill, 49-vjeçari u martua ne 36-vjeçaren Afërdita, me origjinë nga Shqipëria. Në 3 prill pritet të lindë një fëmijë mashkull, të cilin Afërdita mban brenda saj. Kjo datë përkon edhe me ditën kur Simona, vajza e madhe e familjes Dobrushi, do të mbushte 17 vjeçe.




Simona ndërroi jetë pasi u vra nga e ëma, Edlira Copa, tre vite më parë, kohë kur ajo, e motra Keisi, e cila kishte mbushur 10 vjeçe dhe motra tjetër, Sidny, e cila ishte vetëm 3 vjeçe, mbyllën sytë për t’u larguar përjetë nga kjo botë. Bashkimi i ka sytë të mbushur me lot kur i kujtojnë të bijat.




Ai thotë:
Simona ishte shumë llafazane dhe të gjithë i thonin “grua e vogël”. Keisit i pëlqente kërcimi klasik. Sidny ishte shumë e dashur, si një këlysh”.
Bashkëshortja e re, Afërdita, është munduar gjithmonë t’i qëndrojë afër dhe ta ndihmojë në këtë luftë të përditshme.




Bashkimi shton:
Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë të mbushura me foto të vajzave të mia. Qyteti i Leccos është qyteti im dhe Italia është kthyer në vendin tim. Dua t’i falenderoj të gjithë bashkëqytetarët aty dhe t’u them se ndihma e tyre ishte thelbësore”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here