Tragjike/ Përplaset nga kamioni, ndërron jetë gruaja në Tiranë

0
569

Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u aksidentua paraditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, nga një kamion që drejtohej nga një shtetas maqedonas.

Faxweb.al raportoi më herët për aksidentin e rëndë, ku gruaja qëndroi për minuta të tëra pa marrë ndihmën e parë në mes të rrugës. Shkak për këtë u bë vonesa e ambulancës dhe e policisë, për shkak të trafikut të rënduar në dalje të kryeqytetit.

Policia ka ndaluar përkohësisht drejtuesin e mjetit, dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksi dentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përpl asur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here