Tronditet Vlora, ka të vdekur. Dyshohet se…

0
1077

Një 36-vjeçar ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara mirë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë, ky dyshohet se 36-vjeçari po ngarkonte disa materiale dhe ka mbetur i dëmtuar, e më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here