U konvertua nga ortodokse në myslimane, historia e teologes me origjinë nga Korça

0
51


Merjem Lumi është teologia e dashur në rrjetet sociale që të gjithë e ndjekin dhe e pyesin online për probleme të ndryshme.

Këtë të hënë ajo ishte e pranishme në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi në një intervistë eksluzive ku rrëfeu detaje nga jeta e saj.

Një ortodokse 13 vjeçare që vendos të bëhet një myslimane e devotshme dhe jo vetëm veten, por dhe familjarët.

Këta të fundit nuk e pritën aspak mirë dhe shoqëria e saj e braktisi duke e lënë në lutjet ndaj Zotit.

“Debate ka pasur dhe sidomos në shoqëri sepse unë në shkollë kam qenë shumë sociale, I kam patur të gjithë të njohur dhe miq.

Në momentin që ata panë që unë fillova të ndryshoj patën një stepje nga unë, një largim nga unë gjë që më krijoi një dhimbje, por një dhimbje që të shijonte.

Se në momentin që dëshiron që të kënaqesh Zotin, edhe çdo sakrificë që bëhet në këtë rrugë të shijon”.

Konvertimi nga ortodokse në myslimane e përballi, jo vetëm me befasinë e familjarëve e largimin e shoqërisë, por edhe me paragjykimet.

Sipas saj, mbulesën e ka vendosur të vogël ndaj dhe i shkonte, por në kohën që e ka vendosur ka qenë jo shumë e pranuar sidomos në qytetin e saj të Korçës.

“Më shikonin dhe mendonin mos ishte uniformë shkolle ose isha murgeshë, nuk bënin dallimin nëse isha besimtare myslimane apo ortodokse. Shikimet, paragjykimet që përse e bëre ti, pse e ke vënë perçen apo mbuelesën e zezë, do ngelesh beqare, nuk do martohesh”.

Ermali u ndal ta pyeste në deklaratat që hoxhallarë të ndryshëm bëjnë përmes medias sociale, e ndër to ishte dhe një deklaratë për beqarët, të cilët sipas hoxhës ishin të mallkuar.

“Edhe unë mund të shpreh nesër diçka gabim, dhe ndoshta ndonjëherë keqinterpretohet. Beqaria është një fenomen shumë i përhapur, është diçka shqetësuese”.

Merren njerëzit me magji në 2021?

“Patjetër që merren dhe pyetjet që marr më shumë në Instagram janë rreth kësaj çështje. Në fakt njerëzit duhet të drejtohen tek e sakta, jo të shkojnë në fallxhore apo pseudohoxhallarë sepse ato vetë mund të përgatisin me anë të sureve të Kur’anit diçka që mund t’i ndihmojë në jetën e tyre të përditshme”.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here