Urgjente/ Flamur Noka e zbulon për herë të parë, çfarë tha Sali Berisha në mbledhje dhe cili ishte parashikimi i tij që po del sot?

0
116


Deputeti demokrat Flamur Noka ka befasuar me deklaratën për ish-kryeministrin Sali Berisha. Tkesa bëri të ditur se Bersha ishte kiundër djegies së mandateve të opozitës, parashikoi edhe fatin e PD.

“Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve. Berisha tha në atë mbledhje se ky ishte një vendim i rendësishëm dhe i fortë. Berisha tha: Ky është vendim i fortë. Mund t’ju çoj në zgrip. Mundet që asnjë ndërkombëtar të mos t’ju mbështesë dhe do të keni shumë presion. Unë do të jem pro çdo vendimi të marrë këtu”, tha Noka në lidhje me Berishën.

Nisur nga kjo, Noka tha se pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, Basha vendosi të djegë mandatet, madje edhe të mos hyjë në zgjedhjet lokale. Noka shtroi pyetjen se nëse dy herët e para Basha i rezistoi presionit, pse nuk bëri të njëjtën gjë kur amerikanët i kërkuan të përjashtojë Berishën? Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të një marrëveshjeje okulte që ka bërë kryetari i PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here