Urgjente/ Ministria e Jashtme jep Njoftimin, ky shtet sapo futi në fuqi Masat e reja për shqiptarët –

0
340

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim lidhur me udhëtimet drejt Zvicrës e cila nga sot aplikon masat e reja.

Njoftimi i plotë:





‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga sot, data 20 shtator 2021, Qeveria Zvicerane ka vendosur rregulla të reja për hyrjet në këtë shtet. Më konkretisht:

🔴  Të vaksinuarit ose të shëruarit duhet:

➡️ Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër: https://sëissplf.admin.ch/formular

➡️ Të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose certifikatën që kanë kaluar COVID-19, jo më vonë se 6 muajt e fundit.





🔴 Të pavaksinuarit apo të pashëruarit duhet:

➡️ Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër (https://sëissplf.admin.ch/formular)

➡️ Të paraqesin një test negativ (PCR ose Antigjen) në kufi, pavarësisht se nga vijnë apo me çfarë mjetesh udhëtojnë.





➡️ Pas katër deri në shtatë ditë qëndrimi në Zvicër, duhet bërë dhe një test tjetër i detyrueshëm (me pagesë) si dhe të paraqitet rezultati pranë autoriteteve lokale.

🔴 Nga këto rregulla përjashtohen:

▪️Udhëtarët ndërkufitarë;

▪️Shoferët;▪️Kalimi tranzit;





▪️Fëmijët nën moshën 16 vjeç përjashtohen nga testi.

🔴 Autoritetet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, që aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të certifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

➡️ Nga data 20 shtator 2021, të gjithë personat që janë vaksinuar dhe shëruar jashtë vendit me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe që janë rezidentë në Zvicër ose që po hyjnë në Zvicër, mund të marrin një certifikatë Zvicerane Covid-19. Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid-19 të BE-së, janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here