Ushtria serbe në kufi me Kosovën, reagon menjëherë NATO

0
408


Prej pesë ditësh situata vijon e tensionuar në veri të Kosovës, ku serbët lokal po mbajnë të bllokuara rrugët në pikat kufitare, duke rritur ndasitë mes dy vendeve, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin e NATO-s.

Përmes një postimi në Twitter, Zëdhënësja e Aleancës Veriatlantike, Oana Lungescu, ka thënë se NATO u bënë thirrje palëve që menjëherë t’i ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog.

Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara pasi serbët lokalë kundërshtojnë vendimin e autoriteteve të Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here