Vazhdon situata e tensionuar në veri/ Vjen njoftimi i bujshëm për Kosovën dhe Serbinë

0
283

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë ka konfirmuar se gjatë kësaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, shkruajnë mediet në Kosovë.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here