Vendosi kocka dhe kafkë njeriu në makinë/ Kryebashkiaku del urgjent para mediave dhe zbulon ç’ka ndodhur me varret –

0
362


Është zbardhur dosja hetimore ndaj biznesmenit Italian Davide Pecorelli. Ky I fundit inskenoi vdekjen e tij duke vendosur kocka njeriu në makinën e djegur në Pukë dhe policitë e dy shteteve dyshuan se I përkisnin atij.

Sot, kryebashkiaku, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka pasur asnjë varr të cenuar. Gjonaj është shprehur në Report se sapo ka dalë lajmi, është bërë një kontroll të varreve në Pukë, nga ku nuk ka rezultuar asnjë i dëmtuar.

“Evidentimi në të gjitha varrezave në Bashki, dhe në bazë të një informacioni të përgjithshëm, ne nuk kemi asnjë cenim varresh, megjithatë, do ketë sërish kontrolle të vazhdueshme, nëse ka apo jo dëmtime të ndonjë varri”, tha Gjonaj.

Një nga akuzat që rëndojnë mbi Pecorrelin është edhe falsifikimi i dokumenteve, por për kryebashkiakun, një akt i tillë nuk është bërë në Pukë, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë shans që biznesmeni italian t’u afrohej pukjanëve. Si numri një i qytetit, Gjonaj e ka parë këtë ngjarje në një tjetër prizëm, si dëmtim të imazhit të Pukës që ai drejton, dhe thotë se zbardhja e të vërtetës e ka lehtësuar atë.

“Arrijmë në përfundim që është një akt kriminal që nuk mund të kryhet vetme, mbështetja është nga elementë kriminal, që i kanë borxh Pukës dhe pukjanëve, siç jemi të prekur për sipërmarrjen e atyre personave që e kanë marrë kryerjen e këtij akti kriminal në një vend që nuk ka pasur asnjë akt kriminal.

Ajo që më bën optimist se ky komunitet është i paprekshëm, nuk ka pasur mundësi që të futet në marrëdhënie individuale me asnjë pukjanë, ka marrë përsipër që të bëjë një tregti e cila vetëm ajo tregti nuk shkonte në Pukë, dhe nuk ka pasur shansin dhe mundësinë që të kontaktojmë me asnjë nga shërbimet në Pukë, ai ka studiuar ndershmërinë e pukjanëve, ka pasur kushtet ideale për të qenë i lirë.

Ne e pamë që në ditët e para që kjo ishte një lojë, një manovër, opinioni publik u pret edhe pse kishim besim te secili njeri se nuk janë këto pukjanët që janë mbështetës të një hapi të tillë. Megjithatë në kushtet kur elementë kriminal, ne shquhemi për traditën e bujarisë dhe nuk ndodh që një mik të pritet në besë. Të gjithë pukjanët kanë qenë shumë të prekur, u bë një punë shumë e madhe për të zbuluar të vërtetën”, tha Gjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here