Vrasja e 23-vjeçares nga ish-bashkëshorti në Fier, padi ndaj Elton Bengaj për heqjen e kujdestarisë të vajzës së mitur –

0
67


Prindërit e Sabrina Bengajt, e cila disa ditë më parë u vra nga ish bashkëshorti, kanë depozituar sot kërkesën për të marrë kujdesarin e vajzës dhe t’i hiqet babait, Elton Metajt.

Kërkesa është dërguar në Gjykatë nga avokati i familjes Bengaj, Saimir Vishaj. Kujtojmë që disa ditë më parë Elton Metaj shkoi në shtëpinë e Sabrinës që ishte në shtëpinë e babait, nxori armën dhe e qëlloi për vdekje teksa ishte duke ngrënë.

Në një letër nga burgu autori u mundua ta justikonte veprimin duke thënë se atë ditë Sabrinën e kishte parë duke folur me ish të dashurin dhe prandaj e kishte vrarë.

Me ikjen nga kjo botë e Sabrinës dhe me futjen në burg të autorit Elton, mbeti e vetme vajza e tyre 3-vjeçare.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here