Yuri Kim merr situatën në dorë, i shkon në zyrë Lulzim Bashës –

0
27


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim do të ketë  një takim këtë pasdite në orën 16:00 me Lulzim Bashën në PD. Gazetar Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb‘ se ky është ballafaqimi i parë i znj.Kim me Bashën pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.

Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here